Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes se Metës në SPAK.

Meta mësohet se para se të hynte në Prokurori, ka deklaruar: “Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi.

I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit, pasi të mbaroj do të flas me ju në transparencë të plotë”.