UEFA përditësoi koeficientët e klubeve që aderojnë në këtë organ. Kjo listë, e përbërë prej 423 skuadrash, e cila përpilohet në bazë të rendimentit të klubeve në kupat e Europës në pesë vitet e fundit, ndihmon UEFA-n në renditjen e tyre gjatë hedhjeve të shorteve.

Shqiptaret – Në bazë të klasifikimit të muajit shkurt Laçi është klubi më i mirë prej shqiptarëve dhe për këtë motiv do të ketë një shorte më të favorshëm në momentin që do të jetë pjesë e shorteve të kompeticioneve të UEFA-s.

Në 5 sezonet e fundit skuadra nga Kurbini ka grumbulluar 7.500 pikë dhe renditet e 174. Në këtë klasifikim shqiptarja e e dytë më mirë e pozicionuar është formacioni i Partizanit (254) pasi në 5 sezonet e fundit ka grumbulluar 5000 pikë.

Pak vende më poshtë ndodhen edhe Teuta e Kukësi respektivisht e 280 dhe 282 me shifër të barabartë pikësh (4.500).

Falë 4000 pikëve të grumbulluara në 5 seonet e fundit skuadra e Tiranës mban vendin e 298 ndërsa Vllania në të njëjtën periudhë kohore ka grumbulluar vetëm 3000 pikë duke u renditur e 338. E fundit mes shqiptareve është skuadra e Luftëtarit me vetëm 1000 pikë të grumbulluara, të cilat I lejojnë të renditet vetëm në vendin e 411.

Të parat – Sa i përket klubeve që kanë koeficientin më të mirë ato janë Bayern-i (132.000 pikë), City (132.000 pikë) dhe Liverpool (123.000 pikë). Pesë vendet e para i plotëson skuadra e Chelsea dhe ajo e Real-it respektivisht me 123.000 dhe 112.000 pikë.