Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi “protestë me qira” atë që sot ka thirrur opozita në orën 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I ftuar në Abc News, Minxhozi tha se kur një parti e ndjen nevojën që të marrë njerëz me autobusë nga Tropoja për t’i sjellë në Tiranë, kjo në optikën e tij nuk është protestë që bëhet nga njerëzit, por nga militantët partiakë.
“Ajo që dëgjoj, është më e madhe se ajo që shikoj. Është premtuar në çdo lloj proteste për numra masivë dhe më lejo që të të kujtoj se nëse ti si panel partish, ndjen nevojën që të sjellësh protestuese nga Tropoja me autobusë dhe t’i sjellësh në Tiranë, kjo nuk është protestë. Protestë me qira. Protesta është më militantë, jo me popull”, tha ai.
Ai theksoi se në vend ka shumë arsye për të protestuar, por jo për çështjen e “McGonigal”.