Sirenat paralajmëruese kanë rënë rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në të gjithë Ukrainën. Bastisjet ruse kanë goditur Kharkivin dhe Zaporizhzhia, ndërsa ka një përshkallëzim të sulmeve ruse në jug dhe lindje të vendit.
Në fund të samtitit të mbajtur ditën e djeshme në Bruksel, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se avionët luftarakë nuk korrespondojnë me nevojat aktuale të ushtrisë ukrainase. Ai tha se mbërritja e tyre në Ukrainë nuk do të jetë e mundur as javën e ardhshme.
“Nuk po përjashtoj absolutisht asgjë por nuk korrespondojnë me nevojat aktuale të ushtrisë ukrainase.Në asnjë rrethanë nuk mund të dorëzohen avionët në Ukrainë në javët e ardhshme”- u shpreh Macron.
I pyetur për një takim dypalësh me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Macron tha se e rëndësishme është dakordësia për dërgimin e avionëve ‘Sample T’ në Ukrainë. Po ashtu edhe presidenti spanjoll, Pedro Sanches mbështeti vendimin për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë duke thënë se ishte një vendim i përbashkët i vendeve të BE për t’ju përgjigjur kërkesave të Zelensky-t.