Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Euronews Albania foli për herë të parë për çështjen McGonigal.

Basha e cilësoi skandalin një përpjekje për të balosur kryetarin e opozitës dhe kjo sipas tij nuk është hera e parë që i ka ndodhur gjatë rrugëtimit të tij politik.

Ish-kreu i PD u shpreh se ajo që ka ndodhur me të është pjesë e kulturës së vjetër që nga komunizmi që vazhdon ende; shkatërrimi i kundërshtarit politik gjë që siç tha duhet të marrë fund.

“E vetmja gjë, është një keqardhje e madhe që kultura e vjetër politike e rrënjosur nga diktatura vazhdon, është detyra jonë si brez i ri për të ndërtuar një kulturë të re politike, duke lënë pas rrugën e shpifjeve dhe baltosjeve.

Kësaj politike po i mbaron rruga, ky është momenti të kuptojmë 32 vjet pas rrëzimit të diktaturës se shqiptarët duan dhe meritojnë një kulturë të re politike dhe një politikë që ofron zgjidhje”, tha Basha.