Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme marrëveshjen e financimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për asistencën e paraanëtarësimit, ku vendi ynë përfiton nga instrumenti IPA 82.6 mln euro.
Kjo shumë do ët shpërndahet konkretishtnë agjensitë e zbatimit të ligjit 14.9 mln, mbështetje për procesin e rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri faza 3 me verën 9.7 mln euro, BE-ja për demokracinë në vlerën 5 mln euro, BE-ja për ujin 29 mln euro që mbështet reformën thelbësore në fushën e ujit, instrumenti lehtësues për integrimin evropian në vlerën 19 mln euro që mbështet procesin e negociatave dhe BE-ja për rininë në vlerën 5 mln euro që mbështet iniciativa për mundësi për të rejat e të rinjtë.
“Sot Këshilli i Ministrave miratoi dy vendime të rëndësishme për procesin e integrimit Evropian dhe atë të negociatave që kanë nisur në korrik t vitit të kaluar. Vendimi i parë është për miratimin e marrëveshjes së financimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të programi të vitit 2022 për instrumentit e asistencës së paranëtarësimit IPA3. Kjo paketë të cilën qeveria e miratoi sot përfshin një asistencë ndaj Shqipërisë prej 82.6 mln euro. Jo do të mbështesë disa nga reformat kryesore të vendit me kontribut në procesin e Integrimit Evropian. Konkretisht BE-ja për agjensitë e zbatimit të ligjit 14.9 mln, mbështetje për procesin e rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri faza 3 me verën 9.7 mln euro, BE-ja për demokracinë në vlerën 5 mln euro, BE-ja për ujin 29 mln euro që mbështet reformën thelbësore në fushën e ujit, instrumenti lehtësues për integrimin evropian në vlerën 19 mln euro që mbështet procesin e negociatave dhe BE-ja për rininë në vlerën 5 mln euro që mbështet iniciativa për mundësi për të rejat e të rinjtë. Vendimi i dytë është ai për miratimin e strategjisë kombëtare për zhvillim, që është boshti kryesor I orientimit të zhvillimit të vendit në rrugën për në BE.Gjashtë prioritete madhorë parashikohen për vitet 2022-2030. Integrimi Evropian si qëllimi parësor, lufta ndaj korrupsionit, energjia, bujqësia turizmi dhe digjitalizimi.”