Media britanike “The Sun” ka shkruar rreth Shqipërisë duke e quajtur atë si “Maldivet e Europës”. Në artikull Shqipëria sugjerohet si një vend me pamje piktoreske, në të cilin ke shumë aktivitete që mund të ndjekësh e nga ana tjetër të gjitha këto me një çmim të ulët me çfarë të ofron vendi në krahasim me shtetet e tjera.
Sipas kësaj medie, pushuesit britanikë mund të udhëtojnë në një vend të nxehtë evropian që është njësoj si Maldivet, fluturimi mund të kushtojë më pak se 30 dollarë. Shqipëria është vendi ku mahnitesh nga natyra, duke theksuar pjesën e vijës bregdetare shqiptare, e sidomos jugun e vendit,
“Për shkak të plazheve të saj me rërë, ujërave të pacenuara dhe kasolleve piktoreske prej druri, Maldivet janë një destinacion ëndrrash, por vjen me një çmim të lartë. Për pushuesit që duan të provojnë një pjesë të parajsës, por nuk mund të shpenzojnë 800 £ në fluturime, ata do të jenë të kënaqur të dinë se ka një alternativë shumë më afër shtëpisë”, thuhet në shkrim.
Duke shpjeguar se sa afër është vendodhja e Shqipërisë dhe vendet fqinje si Mali i Zi dhe Greqia, Thë Sun thekson se vendi ynë është destinacioni që ka parë një fluks të madh vizitorësh në vitet e fundit. Rritja e popullaritetit të vendit është kryesisht falë TikTok dhe influencuesve të mediave sociale që kanë pushuar në Rivierën Shqiptare.
“Një nga zonat më të njohura është një fshat i vogël në jug i quajtur Ksamil. Videot e vendit bregdetar i cili krenohet me ujërat e pastra, ka bërë që një grup udhërrëfyes turistik ta përshkruanin si “ndjesia Bora Bora” videoja ka mbledhur më shumë se 60 milionë shikime në TikTok”, thuhet në artikull.
Shumë sugjerojnë se është njëlloj si të vizitosh Maldivet, por dukshëm më pak i kushtueshëm. Një influencues ukrainas ka lavdëruar së fundmi Ksmail në një video në Instagram.
Yuliia Berkuta ka shkruar: Ksamili është një nga vendet më befasuese që kam vizituar në Ballkan. Ky fshat është shtëpia e ushqimeve të shijshme të detit, një deti shumëngjyrësh dhe ishujsh të bukur që ndodhen larg fshatit.”
Krijuesja e përmbajtjes së udhëtimeve, Caitlyn, e cila njihet si the.ëanderlust.times, postoi një video në lidhje me udhëtimin e saj të fundit.
Ajo tha: Ju mund të gjeni Maldivet Evropiane dhe një nga vendet më të lira do të udhëtoni. Fluturimet kushtojnë deri në 28 £, me ËizzAir, EasyJet dhe British Airëays që të gjitha ofrojnë linja direkte për në Tiranë, kryeqytetin e vendit.Nga Tirana, është katër orë me makinë deri në Ksamil në bregdetin jugor.Një tjetër mundësi është të fluturoni për në Korfuz dhe më pas të shkoni me një nga pesë tragetet e përditshme për në Sarandë”.