Dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë të mjegullës së dendur.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 7m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 1 deri 18°C
në zona e ulëta 2 deri 20°C
në zona bregdetare 6 deri 20°C