Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të lagështirës së lartë në ajër si edhe masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës i ftohti do të ndjehet edhe më shumë. Po ashtu, problematike do të jenë ngricat në të gjitha akset rrugore të zonave malore ku temperaturat janë disa gradë nën zero. Në ndikimin e kushteve të motit të kthjellët, por të ftohtë do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 10°C.