Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në brigjet italiane, ku humbën jetën mbi 43 persona. Von der Leyen ka bërë thirrje që të dyfishohen masat për të parandaluar të tilla tragjedi.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga mbytja e anijes në brigjet e Kalabrisë dhe humbja e jetës së emigrantëve të pafajshëm është një tragjedi. Të gjithë së bashku duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për Paktin për Migracionin dhe Azili dhe për Planin e Veprimit për Mesdheun Qendror”, shkruan ajo.

Sipas disa të mbijetuarve ishin rreth 180 pasagjerë, ndërsa të tjerë deklarojnë se ishin më shumë se 250. Për momentin 80 njerëz janë gjetur të gjallë, ndërsa mes viktimave ka shumë fëmijë dhe shumë gra, mes tyre dhe një foshnjë.