Sali Berisha i ka krahasuar protestuesit e sotëm me një cunami, teksa tha se sot është dita e përmbytjes së monizmit. Ai kërkoi nga qytetarët të jenë të gatshëm për çdo sakrificë, në mënyrë që qëllimi i protestës të fitojë.

“Qytetarë të pranishëm më këtë cunam popullor të revolucionit demokratik, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit të përmbysjes së monizmit të dytë në vend.

Do ta nis me një shprehje të George Orwell, i cili shkruan se është art revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, pra qëllimi themelor i këtij revolucioni që nis sot, është të mbrojmë të vërtetat, por të bëjmë çdo sakrificë, çdo përpjekje që ato të triumfojnë, rroftë fitorja!”, tha Berisha.