Seanca plenare nesër në ora 17:00, megjithëse në rendin e ditës nuk janë përfshirë diskutime të rëndësishme, pritet të jetë e nxehtë.
Një ndër debatet e hapura ka lidhje me zhvillimet e fundit politike. Për shkak të bllokimit të foltores seancën e kaluar, 8 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë.
Ata bllokuan punimet e Kuvendit pasi kërkonin interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen MC Gonigal.
Për PS kjo interpelancë e kërkuar nga opozita, është ezauruar me pergjigjet nga Elisa Spiropali. Por ka ende një mundësi për tu realizuar një debat, ku të gjithë deputetët t’i drejtohen Ramës me pyetje për diskutim.
Paralelisht me zhvillimin e seancës plenare ish kryeministri Sali Berisha, gjithashtu i përjashtuar nga seanca plenare ka paralajmëruar se do të organizojë një tjetër protestë në ambientet e jashtme të godinës së parlamentit. Berisha ka njoftuar se protesta do të vijojë me cdo mjet të mundshëm përfshirë atë të mosbinjes civile.
Ajo është vazhdim i tubimit ditën e shtunë para kryeministrisë ku megjithëse Meta dhe Berisha shpallën nisjen e një revolucioni me 100 mijë vetë, nuk arritën të mbledhin në shesh as 10 mijë persona.