Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije planin projekt vendimin e qeverisë sa i takon planit për masat e marra për emergjencat civile.

“Është miratuar një projekt vendim që ka lidhje me gjithë masat tona në mbështetje të emergjencave civile. Bëhet fjalë për një fond prej 200 milionë lekës e thënë ndryshe 2 milionë dollarë, pjesë e paketës prej 20 milionë dollarë që buxheti i këtij viti ka alokuar për emergjencat civile në gjithë vendin.

Ky do jetë vit i rëndësishëm për emergjencat civile. Këtë vit do jetësohet financimi i qeverisë italiane prej 30 milionë eurosh, që do të mbështesë plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin nga niveli vendor deri tek ai qëndror për përballimin e emergjencave civile”-tha Niko Peleshi.