Sali Berisha, në fjalimin e tij të mbajtur para “foltoristëve”, ka shfrenuar fantazinë e tij.

Sipas tij, Edi Rama ka fshehur në tunelet e Surrelit dhjetëra tanke, nga frika e opozitës.

“Hiqi tanket që ke futur në tunelet e Surrelit.

Çoji ato tanke në Ukrainë të luftojë Rusinë, por nuk të lë Putin dhe Vuçiç.

Nuk të mbrojnë dot tanket që ke çuar në Surrel”, tha Berisha, me fantazinë e të cilit qeshin edhe të vetët, pasi vetëm pak ditë më parë të rinjtë e PD protestuan tek shtëpia e Ramës në Surrel dhe nuk iu doli ndonjë tank para.