Deputeti i PS, Erion Braçe ka ironizuar protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe mesazhet e përdorur nga të rinjtë që duket se frymëzohen nga ‘Big Brother’.

Me anë të një reagimi në Instagram, Braçe shkruan se i duket e gjitha kjo qesharake, teksa shton se paraja e madhe që kanë nuk bën dot mendjen.

“Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha!

Ooooo zoooooot!

Kamza i del zot Shqiperise!
Po si ka mundesi qe jane kaq qesharake?!

Po si ka mundesi qe me aq shume para sa kane, prodhojne vec kaq; ja qe paraja e madhe nuk ben dot mendjen!

Nga DALZOTSAT E KAMZES tek BIGBROTHERISTAT e tallavase se perhershme qe shiten si e mira e xhanit e ne fund po ju del xhani politik, TIRANA NE 103 VITE KRYEQYTET, KA DITET E SAJ TE HUMORIT!
NUK I MUNGOJNE KURRE;

KJO NUK NDRYSHON ASNJEHERE!
Ndaj ky qytet ka kaq shume ngjyra!”, shkruan Braçe.