Aeroporti i Madridit ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër destinacionet turistike që duhet vizituar. Në aeroport është vendosur një baner në të cilin reklamohet vendi ynë, ndërsa në shkruhet Shqipëria, perla e fshehur e Medheut.
Vendi ynë po sugjerohet gjithnjë e më shumë nga mediat ndërkombëtare për t’u vizituar, nga destinacionet në jug të vendit te sitet arkeologjike.
Së fundmi një raporti i INSTAT thotë se numri i turistëve në vend gjatë periudhës së muajit janar është rritur me 94.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë janarit të këtij viti, në territorin shqiptar hynë 377 mijë shtetas të huaj.