Sali Berisha deklaroi në emisionin “Top Story” se është përgjuar gjatë kohës që ka qenë kryeministër, nga presidenti i SHBA-së Barack Obama.
Berisha u shpreh se në listat e publikuara gjendej edhe emri i tij, njëkohësisht se ata nuk kanë zbuluar asgje sepse ka qenë gjithçka në rregull.
“Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im. Vjen njëherë një ambasador. Më thotë: “Mua më regjistrojnë”.
I thashë, që po të qe regjistruar merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt. Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet? Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën “non grata””, tha Berisha, që më pas u shpreh i sigurt se Rama është nën hetim në SHBA për aferën “McGonigal”.
“Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik”, tha Berisha.
“Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi. Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare”, tha Berisha.
U shpall ‘non-grata’ nga Londra, Berisha: Kam dokumentet me arsyet pse u shpalla, do i bëj publike
“Në rastin tim nuk ka një provë të vetme ndërsa në rastin e Ramës janë publikuar faktet. Yuri Kim është një lloj McGonigal me fustan. Nëse një njeri thotë që faktet janë botërisht të njohura dhe nuk jep asnjë fakt tallet me të tjerët dhe veten, për mua nuk nxirren fakte se janë zero. Në 2019 para të gjithë botës, Rama më ka thënë mua ti nuk kalon Atlantikun. SHBA-ja nuk ka dhënë dhe nuk do të japë kurrë të dhëna por ka bërë kërkimet më të jashtëzakonshme për mua dhe fëmijët e mi e nuk ka gjetur asgjë. Unë nuk kërkoj kthim mbrapsht.
Unë nuk kam lobuar asnjë qindarkë për të ma hequr, unë kam deklaruar në momentin e parë që mund të nxjerrin një provë të vetme unë largohem nga politika, midis të vërtetës dhe çfarëdo lloj gjëje tjetër unë do të zgjedh të vërtetën. Kjo e mbron sovranitetin e këtij vendi, unë kam bindjen më të thellë që Amerika nuk pretendon të ndërtojë një republikë bananesh, është Amerikë e burrave dhe grave të ndershme. Unë asaj Amerike i besoj plotësisht.
Urrejtja e George Soros, sepse unë në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij non grata sepse e gjykoj atë si një armik të shqiptarëve. Unë do të mbroj interesin e vendit tim sepse unë do e mbroj interesin e vendit tim. Jam që të ndëshkohet çdo njeri që ka kryer krim e ka të dhëna të sigurta, por më rastisi të provoj dy procedurat, të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së, ajo e Britanisë më ndihmoi shumë, kam marrë të gjitha dokumente pse jam shpallur non-grata.
Nëse shtetet e Bashkuara për të marrë dokumentet duhet të lobosh dhe ky është korrupsion, ndërsa Britania ka ligjin që u mor vendimi dhe nuk shkon dot në gjykatë pa bërë rekursin administrativ. Ka kanalin e veçantë të rekursit administrativ. Miqtë e mi kanë shkruajtur një seri që SHBA-ja duhet të plotësojë ligjin dhe unë nuk jam kurrë dakord me këtë. Ja çfarë solli kjo praktikë, Gonigalin që i merrte milionat tjetrit. Mungesa e këtij kanali që tjetrit duhet ti japësh dokumentet se përse e shpalle për mua është thelbësore. Standardi evropian nuk njeh sanksion pa proces gjyqësor dhe ky është standardi më i mirë”, tha Berisha në Top Story.