Zgjimi i mëngjesit është i lidhur ngushtë edhe me pirjen e kafesë. E keni vënë re që veprimi i parë që bëni në mëngjes sapo zgjoheni (pasi shikoni telefonin) është të vendosni në punë aparatin që ju përgatit kafen?
Megjithatë, sipas studimeve të bëra së fundmi, mos e bëni më! Kafeja nuk duhet pirë sapo të hapni sytë, por pak më vonë. Pirja e kafesë aq herët mund t’ju bëjë më nërvozë.
Sipas dietologes Tracy Beckermand kjo ndodh pas një reaksioni kimik që mund të ndodhë në trup. Kafeina mund të përzihet me dy substanca që trupi lëshon kur ne zgjohemi, me adrenalinën dhe kortizolin.
Duhet të keni kujdes, pasi sipas saj, adrenalina dhe kortizoli ndihmojnë në funksionimin e mirë të trupit pas zgjimit nga gjumi dhe përzierja me kafeinën mund të sjellë edhe efekte negative, si për shembull lodhja.
Për këtë arsye, mundohuni që kafenë ta pini gjatë ditës dhe jo menjëherë sapo hapni sytë.