Qindra qytetarë të Kamzës kanë mbërritur në sheshin kur do të mbahet protesta.

Arjan Hoxha, kandidat i PD për bashkinë e Kamzës, i cili ishte në krye të protestuesve është i bindur se kjo Qeveri i ka ditët e numëruara.

“Kamza dhe Paskuqani të gjithë në protestë. Rama është demon i pushtetit. Kjo qeveri i ka orët e numëruara. Rakip Suli dhe ky po ashtu. Qytetarët do i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie”, është shprehru ai në një deklaratë për mediat.