Qytetarë nga disa qytete të vendit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ato janë grumbulluar në disa zona të Tiranës.

Një prej qytetarëve është ngjitur në statujën e Skënderbeut që ndodhet në shesh duke bërë thirrje: Liri Demokraci.

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama.

PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.