Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ku po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ky projekt do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane.
“Dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.