Kryeministri Edi Rama e ka treguar jo pak herë se fundjavat ia kushton familjes duke kaluar me ta më shumë kohë. Këtë gjë e bën me dije përmes postimeve në rrjetet sociale.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë fundjavë. Së bashku me bashkëshorten e tij Lindën dhe djalin e tyre të vogël Zahon, ata kanë shkuar në Bogë të Malësisë së Madhe.
Rënia e borës duket se e ka shtyrë më së shumti kryeministrin Rama që të shkojë me familjen drejt malit. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ata shfaqen të tre në mes të bardhësisë së borës.
“Shqipëria e bukur. Buni Bajraktarit. Bogë, Malësi e Madhe “ shkruan Rama krahas fotos. Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama kaloi një gjendje të rënduar gripale dhe për këtë shkak nuk u shfaq në publik.