Ura e Kurçajt në Krujë ka rilindur pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019. Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se një tjetër urë historike që gëzon statusin monument kulture është tashmë një atraksion turistik, gati për t’u vizituar.

“Një tjetër urë historike, që gëzon statusin monument kulture, Ura e Kurçajt, ka rilindur pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i vitit 2019.

E ndërtuar në shek.XVIII si pjesë e rrugës së karvaneve që lidhte Krujën me Tiranën, tashmë Ura e Kurçajt është një pikë lidhjeje me historinë, dhe një atraksion turistik gati për t’u vizituar”, shkruan Rama.