Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shefin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné. Kreu i qeverisë bën me dije se qëllimi i këtij takimi është investimi i “Total Energy Group”, në Shqipëri.

“Mëngjes pune me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri, të cilat kanë nisur me programin e projekteve të diellit e të erë”, bën me dije Rama.