Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit në Turqi publikoi raportin e saj për tërmetin e 6 shkurtit. Në raport nënvizohen 3 arsye që çuan në këtë fatkeqësi të madhe. Kjo katastrofë e madhe erdhi si pasojë e mungesës së materialeve të përdorura në ndërtim, mungesës së kontrollit dhe kushtet e këqija të tokës.

Në raport thuhej: “Dëmet e vëzhguara tregojnë se ritmet e nxitimit dhe zhvendosjet e lëvizjes së tokës, e cila ndihet në një zonë shumë të madhe, janë shumë të larta. Rajonet me dëmtime të mëdha janë ato ku ndërtesat ishin ndërtuar në toka bujqësore pjellore. Prandaj, strukturat 10-15 katëshe, që janë ndërtuar në toka të dobëta, ku shkëmbinjtë themelorë janë të thellë, edhe në tokat me potencial lëngëzimi, janë dëmtuar rëndë ose janë shembur.”

Nëse zbulohet dobësia materiale si një nga arsyet e shembjes në këto struktura, do të thotë se sistemi i kontrollit të ndërtesës nuk ka funksionuar. Nga mbeturinat e godinave të shembura, vërehet se në kryqëzimet shtylla-trarë nuk janë aplikuar detajet e nevojshme të armaturës, hapësira e shtyllave është e rrallë, grepat e trarëve janë nëntëdhjetë gradë dhe gjatësia e shufrave të kolonave që mbajnë katin sipër është më e shkurtër se sa duhet. Sipas pamjeve nga rrënojat, kuptohet se fillimisht është shembur kati përdhes, e më pas katet e tjera kanë rënë mbi njëra-tjetrën si një sanduiç, përcjell dritare.net

Raporti i inxhinierëve të ndërtimit në Turqi: 3 arsye pse u
Një nga arsyet kryesore të dëmtimeve konsiderohet të jetë mungesa e mureve mbështesë në hapësirat komerciale në katet përdhese me dyshemenë e dëmtuar. Megjithatë, nëse ky integritet nuk është i pranishëm në katin përdhes, nëse nuk ka duktilitet të mjaftueshëm në shtyllat e katit përdhes dhe ngurtësi të mjaftueshme në sistemin bartës, mënjanimi i këtij kati në krahasim me katet e sipërme bëhet shumë i madh dhe kur ky kat rrëzohet vijnë edhe shembjet e tjera.
Në raport thuhej se transporti drejt zonave të katastrofave me rrugë tokësore, hekurudhore dhe ajrore nuk ishte i mundur për shkak të shembjes dhe për rrjedhojë është bërë vlerësimi i mëposhtëm: “Një pjesë e madhe e rajonit ka strukturë të dobët tokësore dhe për këtë arsye duhet të ketë marrë shërbime të veçanta inxhinierike (të kujdesshme). Të gjitha çështjet që harrohen, injorohen, neglizhohen dhe nuk pranohen pavarësisht shkencës nga të gjithë palët e interesuara duhet të mbahen mend dhe të adresohen. Mangësitë ligjore duhen eliminuar, ligjet dhe rregulloret që do të sigurojnë funksionimin e duhur të të gjitha fazave të procesit të prodhimit të ndërtesës duhet të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur, të përcaktohen mangësitë e atyre ekzistuese dhe të rinovohen.

Të gjitha palët duhet të bashkohen për të gjetur një zgjidhje. Merita dhe kompetenca duhet të bëhen pjesë e procesit të ndërtimit të ndërtesave sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të ndryshohet patjetër ligji i ndërtimit. Kompetenca është thelbësore. Ishte tepër vonë për t’u organizuar për aktivitetet e kërkim-shpëtimit. Aktivitetet e kërkim-shpëtimit u kryen në zona shumë të kufizuara, me staf dhe pajisje të pamjaftueshme. Shumë të mbijetuar nga tërmeti pritën nën rrënoja për ditë të tëra sepse ekipet e kërkim-shpëtimit nuk po mbërrinin dot në kohë për t’i shpëtuar./K.C/dritare.net