Rruga Korçë – Ersekë, një tjetër vepër jo vetëm e rëndësishme për infrastrukturën, por një perlë panoramike njëkohësisht, do të jetë një destinacion i ri për turistët e kësaj vere.
Zëvendëskryeminsitrja, Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, publikoi pamje të këtij aksi, duke e cilësuar atë një aks me ndikim në zhvillimin e turizmit të zonës.
Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.
Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç janë Korça dhe Erseka.