Rusia po dërgon përsëri më shumë gaz natyror përmes Ukrainës në Evropë. Këtë e ka bërë të ditur kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom, duke saktësuar se “pompimi i gazit po kryhej përmes tranzitit përmes territorit të Ukrainës sipas vëllimeve të rënë dakord me palën ukrainase: 29.4 milionë metra kub më 1 shkurt”.
Dje, Gazprom pompoi 24.2 milion metra kub – rreth 20% më pak – përmes Ukrainës, duke përdorur uzinën Sudzha që ndodhet në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë.