Në një shfaqje shumë të rrallë, dritat e Veriut u panë në jug, nga Kent dhe Cornwall të dielën mbrëma. Në të gjithë zonat veriore të Mbretërisë së Bashkuar, kjo u cilësua si një nga momentet më magjike.
Një aurora formohet nga një shpërthim diellor, duke dërguar grimca të ngarkuara drejt Tokës të cilat ndërveprojnë me atmosferën tonë. Grimcat ndërveprojnë me oksigjenin dhe azotin të cilët më pas lëshojnë ngjyra jeshile dhe të kuqe mbi polet tona.
Këto drita mund të shihen në Skoci por shumë rrallë në pjesën jugore të Anglisë.
Të dielën, një spektakël dritash u regjistrua në Irlandën e Veriut, Uellsin jugor dhe Norfolk.