Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë një burrë 45-vjeçar, pas 278 orësh nën rrënoja në provincës Hatay, pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.

“Ai u transportua me barelë në ambulancë”, sipas “Anadolu”. Transmetuesi shtetëror TRT e quajti shpëtimin “një mrekulli”.

“Pavarësisht shpresave të zbehura, më shumë se 40 000 vendas dhe të huaj kanë vazhduar përpjekjet e kërkim-shpëtimit në 11 qytete të Turqisë”, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).