Shqipëria edhe këtë vit është e pranishme në panairin ‘Fruit Logistica 2023’ në Berlin të Gjermanisë. Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në Facebook se produktet tona të freskëta janë në panairin më të madh për frutat dhe perimet që organizohet në Evropë.

Për të pestin vit radhazi në “Fruit Logistica” në Berlin merr pjesë me një stende moderne edhe kompania më e madhe e grumbullimit të fruta-perimeve në Ballkan “Doni Fruit”. Në ditën e pare stendën e Shqipërisë dhe të ”Doni Fruit” pe kanë vizituar qindra vizitorë. Panairi ‘Fruit Logistica’ është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së. Panairi ‘Fruit Logistica’ është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme me vendet e BE-së.