Gurë të çmuar “të mallkuar”, emblema të lidhjeve të famshme të dashurisë dhe simbole të historive të errëta, të gjitha bizhuteritë që do t’ju prezantojmë në foto-galerinë më sipër kanë historitë e tyre intriguese.
Për shembull, diamanti ikonik Koh-i-Noor është vetëm një nga bizhuteritë e famshme që ka zënë kryetitujt së fundmi, duke qenë në qendër të një historie rreth kurorëzimit të ardhshëm të Mbretit Charles.
Po ashtu, muajin që lamë pas, Kim Kardashian i bëri të gjithë të kthejnë kokën kur bleu një kryq ikonik të vënë shpesh nga Princesha e Uellsit. Sipas raportimeve, Kardashian e bleu kryqin për 195,683 dollarë. 42-vjecarja, e cila bleu gjithashtu orën Cartier Tank të Jackie Kennedy në 2017, thuhet se po ndërton një koleksion bizhuterish që “flasin” për gratë që e kanë frymëzuar.
Në foto-galerinë më sipër gjeni 10 bizhuteritë më ikonike në histori.