Liverpool po sheh pikët më të ulët në Premier League qëkur në stol është ulur Jurgen Klopp. Dhe e ardhmja e Mohamed Salah mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm. Në fakt, në orët e fundit, ka ardhur një lajm i bujshëm i merkatos direkt nga Anglia.
Liverpool-i mund të shesë një nga yjet e skuadrës dhe duket se bëhet fjalë për sulmuesin egjiptian. Sipas Football Insider, Të Kuqtë duket se janë të gatshëm ta shesin Salah në sesionet e ardhshme të merkatos. Kështu, egjiptiani mund të ndryshojë fanellë në fund të sezonit.
Edhe në të kaluarën është folur për të në lidhje me një transferim të mundshëm te Barcelona dhe Real Madrid dhe, për momentin, nuk janë bërë hipoteza mbi ekipin e tij të mundshëm të ardhshëm.
Duhet kuptuar edhe se cila do të jetë e ardhmja e vetë klubit që mund t’i hapë rrugën një revolucioni të vogël në rast se nuk do të arrijë të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League, gjë që mund të sjellë shitjen e egjiptianit, por edhe të yjeve të tjerë.
Nuk duhet të harrojmë se verën e kaluar ka qenë Sadio Mane që zgjodhi të largohej nga Premier League për t’u transferuar te Bayern Munich. Të shohim nëse edhe Salah do të thotë lamtumirë.