Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri u ndal edhe te sondazhi i bërë për bashkinë e Tiranës që nxjerr favorit kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj përballë atë të PD-së, Belind Këlliçi. Në intervistën që dha për Abc News, Kulluri theksoi se Veliaj është favorit ndaj Këlliçit pasi ky i fundit nuk njihet për aktivitetin politik.
“Ku është opozita sot? Nuk gjen dot një personalitet publik intelektual. Ky është problemi që del te sondazhi për Tiranën. Nuk ka më figura përmes karrierës dhe garës që të përfaqësojnë. Janë pupace të krijuar artificialisht nga kryetarët e partive për të sunduar mbi ta. Është e njëjta skemë gjithandej, që mund atë që ka prodhuar vetë.
Këlliçin nuk është se nuk e njohin si emër por si aktivitet politik. Veliaj nuk përfaqëson mbështetje të madhe por në raport me Këlliçin është fitues sepse është modeli i keq që përfaqëson PD për kandidatët. Prej 23 vjetësh PD nuk po krijon më figura të mira politike“, u shpreh Kulluri.
Home Lajme Aktualitet Sondazhi Veliaj-Këlliçi, Kulluri: PD nuk po prodhon figura të mira politike; Ka...