Është rritur numri i vikamave si pasojë e tërmetit shkatërrues në zonën juglindore të Turqisë, që ka prekur edhe veriun e Sirisë.
Deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 300 persona, dhe shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Tërmeti ishte më i fuqishmi i shekullit të fundit, duke kaluar edhe atë të vitit 1999 në Marmara, 7.4 Rihter, ndërsa i sotme ishte 7.8 Rihter.
Turqia ka lëshuar alarmin për ndihmë urgjente ndërkombëtare, ndërsa e para e cila është treguar e gatshme ka qenë SHBA-ja.
Presidenti, Recep Tayip Erdogan ka reaguar duke u shprehur se vendi do ta kalojë këtë fatkeqësi me minimumin e dëmeve.