Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta kalojë këtë fundjavë me familjen e tij. Ai ka postuar një fotografi nga Prizreni me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho. Rama shkruan se ndjen kënaqësi të vecantë në Prizren, ku thotë se bashkëjetojnë historia e shqiptaria. Një vlerësim jep edhe për njerëzit që kanë energji pozitive kudo që hedh sytë.

“Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shijon kohën me familjen ndërsa Tirana politike “zien” për cështjen e ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, dhe opozita planifikon protestën e radhës nesër para parlamentit. Një javë më parë, kryeministri Edi Rama ndodhej në Bogë të Malësisë së Madhe së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël.