Tërmetet shkatërruese në Turqi, shtynë qeverinë të shpallin tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi pritet të diskutohet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë për 10 provincat e prekura. Por çfarë pritet të sjellë gjendja e jashtëzakonshme që shpalli presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Dekretet që do të botohen në Fletoren Zyrtare dhe do t’i kalojnë Kuvendit për miratim përfshijnë paketat e ndihmës, vendstrehimet për personat e prekur nga tërmetet, menaxhimi i qendrave shëndetësore, transporti dhe lëvizja në zonat e rrezikuara. Erdogan njoftoi gjithashtu se provincat do të shpallen si “Zonat e fatkeqësive që ndikojnë në jetën e përgjithshme”.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe paraqitjes së pikave paraprake pritet që qeveria turke të nxjerrë dekretligje. Presidenti mund të nxjerrë një dekret presidencial për çështjet e nevojshme nga gjendja e jashtëzakonshme .
Si do të zbatohet gjendja e jashtëzakonshme në terren: – Paketat mbështetëse do të aktivizohen për të minimizuar ndikimin e tërmetit. – Do të plotësohen nevojat për strehimore për viktimat e tërmetit.
– Zona të tilla si sallat sportive, zonat e akomodimit dhe kampet mund të ndahen për viktimat e tërmetit. – Konviktet që lidhen me institucionet arsimore publike dhe private mund të përdoren për viktimat e tërmetit.
Shërbimet shëndetësore do të kenë përparësi: – Për viktimat e tërmetit do të ofrohen shërbime shëndetësore falas në spitalet private si spitalet shtetërore. – Njësitë ushtarake në rajon mund të caktohen për ndihmë. – Delegacionet teknike nga të gjitha krahinat do të caktohen për vlerësimin e dëmeve, nëse është e nevojshme. – Të gjitha shpenzimet do të sigurohen kryesisht nga burimet dhe ndihmat publike.
Mund të bëhen rregullime për transport: – Do të mund të parandalohet largimi i ushqimeve bazë nga rajoni. – Për çdo familje të rajonit do të caktohen psikologë. – Hyrja dhe daljet në zonën OHAL do të kufizohen. – Vendbanimi mund të ndalohet në zona të caktuara.