Superliga turke e futbollit i është kthyer fushës, kjo pas disa javësh pushim për shkak të tërmeteve që morën më shumë se 50 mijë jetë njerëzish në Turqi dhe Siri. Gjithçka nisi mes emocionesh në Stamboll, aty ku Besiktasi priti Antaliasporin.

Për ta bërë të veçantë këtë duel kanë menduar tifozët. I gjithë stadiumi ishte i mbushur me lodra, të cilat u hodhën në fushë në orën lokale 16:17 minuta. Emocione dhe mbështetje për fëmijët e prekur nga dëmet e tërmetit. Në shenjë solidariteti, tifozët kanë dhuruar lodra për fëmijët që e kanë të pamundur të blejnë një të tillë apo për ata që kanë mbetur jetim pas tragjedisë.

Për disa minuta ndeshja në “Vodafone Arena” u ndërpre dhe futbollistët pastruan fushën. Në fund ndeshja e javës së 14-të përfundoi 0-0.