Teksa pasgoditjet e tërmetit shkatërrimtar vazhdojnë, duket se Turqia duhet të përgatitet për të tjera fatkeqësi natyrore.

Disa imazhe të malit Kahramanmaras Kuskayas u përhapën në mediat sociale dhe ngritën shqetësime, pasi duket se nga maja e malit del tym dhe një substancë e lëngshme me ngjyrë të zezë.

Pas pamjeve që shkaktuan shumë panik, kishte një pikëpyetje nëse kishte ndonjë aktivitet vullkanik në rajon.