Presidenti ukrainas Zelensky tha se është i bindur se presidenti rus Putin herët a vonë do të vritet nga rrethi i tij.
“Me siguri do të ketë një kohë kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet brenda Rusisë. Grabitqarët do të hanë grabitqarin. Ata do ta gjejnë një arsye për të vrarë vrasësin, por atyre do t’ju duhet një arsye,” i tha Zelensky gazetarit Dmytro Komarov i cili bëri një dokumentar një vit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Nga ana tjetër Bashkimi Europian dhe SHBA po mbështesin hapur Ukrainën. Veprimi i fundit është paketa e 10 e sanksioneve. Lajmin e bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE, Borrell përmes një postimi në Twitter.
“Është miratuar paketa e dhjetë e sanksioneve të BE-së. 121 persona dhe subjekte të listuara, kufizime të reja të rëndësishme importi/eksporti, ndalim i shpërndarjes së propagandës ruse. Ne mbetemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të goditur makinën e luftës ruse,” njofton ai.