Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov , ka premtuar kontrolle pas skandalit të manipulimit tw tenderave që goditi departamentin e tij, në mes të pushtimit rus. Reznikov foli për këtë gjatë një konference për shtyp.
Duke pranuar se shërbimet anti-korrupsion të ministrisë së tij kanë dështuar në detyrat e tyre, ministri siguroi se ishte nisur një auditim i brendshëm i të gjitha kontratave publike dhe gjithashtu premtoi një auditim të asistencës teknike ndërkombëtare, pwr armët që Kievi vazhdon të marrë nga perendimi. Mediat ukrainase kanë raportuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të shkarkojë Reznikov nga detyra javën e ardhshme dhe ta zëvendësojë atë me Kirill Budanov .