Me anë të Skemës Kombëtare, qeveria këtë vit ka vënë në dispozicon të fermerëve 3.3 miliard lekë fond për 9 masat e bujqësisë dhe blegtorisë.
Por nga kjo shumë 1.4 miliard lekë do të shkojnë për skemën e naftës falas. Por ndryshe nga 2 vitet e kaluara, kësaj herë naftën pa taksa do ta marin të gjithë ata fermerë që zotërojnë mbi 1 hektarë tokë të punuar.
“Ndryshimet nga dy vitet e para është për sa i përket sipërfaqës së tokë të mbjellë. Kjo sipërfaqe është rritur dhe tashmë është bërë nga 0,4Ha që ka qenë është bërë 1Ha. Ajo që nuk ndryshon është pjesa që mund ta këtë tokën e fragmentuar në disa vende. Ky ndryshim bëhet për shkak të llogaritjes të sipërfaqes së tokave, duke shkuar drejt bashkimit të siperfaqës së tokave. Kjo është dhe ideja e Ministrisë së Bujqësisë.”- tha Arjan Jaupllari, zv\minister bujqësie.
Që fermeri të përfitojë naftë falas, ai duhet të provojë që toka e mbjellë është në pronësi të tij me anë të certifikatës së pronësisë, ose të një kontrate qiraje, apo leje përdorimi. Kjo bëhet për qëllimin e vetëm që nafta falas të shkojë vetëm për ata individë që merren më punët e bujqësisë.
“E dyta ajo që është vendosur për këtë vit është që toka të jetë ose nënpronësi ose në përdorim të fermerit. Pra të ketë një dokument zyrtare që kjo tokë punohet nga fermeri. Kriteri i ri për të përfituar naftë që të marin sa më shimë fermerë, sepse një pjesë e fermerëve aplikonin nga dy herë. Një fermerë do të aplikojë vetëm njëherë në vit për një kulturë të vetme.“- tha Arjan Jaupllari, zv\minister bujqësie.
Edhe kësaj here aplikimi për Skemën Kombëtare do të behet online nëpërmjet aplikaconit e-albania më anë të një celulari smart, në të fermerët mund t’i drejtohen agropikës që ndodhet në çdo drejtori bujqësie.