Komisioni Rregullator në mbledhjen e sotme publike përcaktoi kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë personeli i kualifikuar për përdorimin e pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit në qendrën e votimit, si dhe të procedurave të rekrutimit.
Vendimi përcaktoi rregullat e pranimit dhe trajnimit të personelit që do të caktohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si operator teknik për përdorimin e PEVN në qendrat e votimit.
Gjithashtu, përcaktoi përgjegjësitë dhe detyrat operacionale të operatorit teknik.
Vendimi parashikon që operatorët teknikë do të votojnë pranë qendrës së votimit ku janë caktuar për të ofruar shërbimin.