Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri ,Yuri Kim promovon bukuritë natyrorë të bregdetit shqiptarë në prag të çeljes së sezonit turistik në Shqipëri.
Ambasadorja ka përzgjedhur një foto nga bregdeti i Jonit të Shqipërisë, Saranda.
Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.