Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë vizituar “Traffic Town”, këndin edukativ për fëmijët mbi sigurinë rrugore, i hapur tashmë edhe në Gjirokastër.
Ato janë shprehur shumë të gëzuara për këtë mundësi të re për të githë fëmijët.
Sakaq, Balluku ka falenderuar veçanërisht Ambasadën Polake, e cila ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm.
“Është e rëndësishme që ne sot t’i shpjegojmë fëmijëve rregullat e qarkullimit rrugor, që çdo të thotë të jemi të sigurtë në rrugë, duke nisur nga biçikletat dhe automjetet që ata do të kenë në të ardhmen.
Ajo që duhet të themi dhe vlen të theksohet është që përmes argëtimit edhe mësojmë. Ky ka qenë synimi dhe unë gjej rastin ta falenderoj Ambasadën Politike. Është një kontribut shumë i rëndësishëm”, tha ndër të tjera Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.