Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë vizitoi të shtunën fabrikën e përpunimit të frutave të thata dhe prodhimit të rakisë “Kaza Frut”, në Dibër.

Prej disa vitesh kjo fabrikë tregton kumbulla të thata, ndërsa ka hapur dhe linjën e prodhimit të rakisë. “Klima dhe struktura e tokës e bën më të favorshme kultimvimin e një cilësie të mirë të kumbullës në zonën e Dbrës”, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë.

Nga ana tjetër, ai tregoi se, ka përfituar mbështetje edhe nga fondet e qeverisë për bujqësinë. Kompania “Kaza Frut” prej gati 25 vitesh prodhon dhe importon edhe far♪ gruri. Këtë vit, bëri të ditur përfaqësuesi i kësaj kompanie, ka mbjellur 30 ha grurë.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se, kjo fabrikë është një tjetër shembull suksesi që meriton vlerësim e mbështetje. Sa i përket ndarjes së tokës, zv/kryeministrja Balluku ftoi banorët të plotësojnë deklaratat noteriale për regjistrimin e pronës.