Bayern Munich do të presë në shtëpi PSG e Galtierit, një sfidë e cila cilësohet si një finale e parakohshme. Bavarezët e fituan ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0 dhe sot do të luhet mundësia e fundit për të kuptuar më qartë se cili do të jetë çerekfinalisti i parë.

Në konferencën për shtyp, tekniku i gjermanëve, Nagelsmann, ka theksuar se më e rëndësishmja është që të bllokojnë Messin.

“PSG ka një identitet dhe karakteristika të qarta që mund të shfrytëzohen, por ata mund të na godasin me kundërsulme nëse bëjmë gabime.

Një detyrë që do të kemi do të jetë të shmangim dhënien e shumë hapësirave pas nesh. Do të jetë e rëndësishme të pengojmë vijën e pasimit drejt Messit dhe të markojmë atë në çdo mënyrë”, ka theksuar Nagelsmann.