Transferimet e mëdha të kripto-aseteve nga kuletat anonime private do të ndalohen sipas planeve që do të votohen nga ligjvënësit e Bashkimit Europian më 28 mars.

Të martën, Komitetet e Ekonomisë dhe Lirive Civile të Parlamentit Europian do të votojnë mbi planet e reja kundër pastrimit të parave (AML) pas sherreve për muaj të tërë se si të ndalojnë kriptovalutat, tokenat e pandryshueshme (NFT) dhe metaverset që përdoren për krimin financiar.

Sipas propozimit aktual, tregtarët do të ndalohen të bëjnë ose pranojnë transferta anonime të kriptove deri në 1.000 euro (1.080 USD). Nëse identiteti i klientit mund të verifikohet ose nëse përfshihet një platformë e rregulluar e kriptove, transaksioni do të lejohet. Drafti fillestar i ligjit ishte edhe më i ashpër, por teksti u liberalizua në një mbledhje të brendshme të 22 marsit.

Transferimet e kriptove midis individëve privatë – të tilla si pagesa të mëdha midis dy miqve do të lejohen ende.

Legjislacioni gjithashtu ndalon bizneset të pranojnë më shumë se 7.000 euro në para dhe të krijohet një agjenci e re në BE kundër pastrimit të parave, AMLA.

Që projektligji të miratohet, masat duhet të votohet si nga Parlamenti i BE-së ashtu edhe nga Këshilli Europian, i cili përfaqëson shtetet anëtare të bllokut. Këshilli vitin e kaluar u përpoq të ndalonte bankat dhe ofruesit e kriptove që të merren me monedha për përmirësimin e privatësisë, duke i vendosur ato si zcash, monero dhe dash në të njëjtin nivel me instrumentet financiare anonime.

Drafti i parlamentit duket se nuk shkon aq larg, por ai ndalon llogaritë anonime të kriptove dhe e konsideron përdorimin e monedhave të privatësisë, mikserëve si faktorë shtesë që duhen marrë parasysh kur vlerësohen rreziqet e pastrimit.

Sipas planeve të parlamentit, ofruesit e kriptove të BE-së do të ndalohen të kenë një marrëdhënie korrespondente me çdo ofrues të huaj që nuk është i regjistruar ose i licencuar askund. Propozimet sjellin gjithashtu platformat NFT nën sferën e rregullave të pastrimit të parave dhe organizatat autonome të decentralizuara (DAO) në masën që ato kontrollohen nga një person i identifikuar.