Sali Berisha ka nisur prej ditësh prezantimin e kandidatëve të koalicionit të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Këtë të diel Berisha shkoi në Berat dhe pranoi ndryshimin dhe përmirësimin që ka ndodhur në Berat vitet e fundit. Gjatë fjalimit të tij, ai risolli në vëmendje artikullin e revistës së mirënjohur Time (link:) , e cila e rendit Beratin si një prej vendeve më të mahnitshme në botë.
Revista Time përshkruan ndryshimin që ka pësuar Berati, bizneset e reja që janë hapur dhe zhvillimin që ka marrë turizmi falë punës së pushtetit lokal
Ky vlerësim për qytetin mori edhe aprovimin e Sali Berishës që ndër të tjera tha se: “Pak ditë më parë po lexoja, njërin nga 50 vende më magjike të planetit, të mbarë botës, ishte Berati. Imagjinoni ju se çfarë krenarie është kjo për çdo banor…”
Ndryshe nga çdo bashki tjetër, Berisha nuk kishte asnjë vërejtje për kryetarin e bashkisë, Ervin Demo, edhe pse kishte mbledhur mbështetësit e tij për t’u dhënë atyre alternativën e primareve