Plator Nesturi
Tirana ishte beteja më e madhe për zgjedhjet e 25 prillit, por duket se për zgjedhjet vendore të 14 majit ajo është shndërruar në një formalitet. Beteja e dikusrshme është shndërruar në një garë ku midis mbrojtësist të titullit të kryebashkiakut dhe tre sfidantëve të tjerë, ka një hendek të madh si në vota por dhe në spikatjen që kanë përballë qytetarëve. Për të parë se sa ndryshojnë këto dy realitete në kohë, mjafton të përcjellim disa detaje për të kuptuar sa larg njëra tjetrës janë realitetet zgjedhore në harkun kohor të dy viteve.
Për zgjedhjet parlamentare, duket se të dyja palët kishin puntuar fort për të arritur gjithshka në qarkun më të madh të vendit nga prodhohen 36 mandate dhe që natyrshëm ndikon në përcaktimin e fituesit.
Në fakt Tirana theu çdo pritshmëri në këto zgjedhje. Jo vetëm në surprizën si qarku me numrin më të madh të pjesëmarres me 54%, por edhe me rezultatet që prodhoi dhe që ishin pasqyra më e qartë e raporteve të forcës midis forcave politike.
Tashmë rezultatet për qarkun Tiranë dihen, PS fiton 18 mandate, PD 15, LSI zbret ne 2 dhe PSD fiton 1 mandat. Partitë e reja dhe që shpresonin pikërisht në Tiranë të arrinin kuotën për marrjen e një mandati nuk arritën të rrëmbejnë diçka. Beteja midis të mëdhejve PS-PD, dhe në kushte të klime të ndezur politike bëri që vota të polarizohej dhe të vegjlit të ishin në mjedis të rrezikshëm ekzistence.
Në këto zgjedhje, realitetet kanë ndryshuar dukshëm. Jo vetëm se opozita është e përçarë dhe e ndarë në aq degëzime sa rrjedhjet do të jenë një shtim i avantazhit të kryebashkiakut Veliaj, por dhe për moralin me të cilin futet opozita në zgjedhje. Është një situatë e tendosur, që nuk rrezaton asnjë optimizëm si për militantët e aq më pak për qytetarin e thjeshtë.
Më tepër sesa një betejë me maxhorancën, futja në garë e kandidatëve të ndryshem më tepër ngjan me një garë midis vetë fraksioneve se kush është më dominant se tjetri. Por pa forcë e pa grintë për të qenë konkurentë ndaj kandidatëve të maxhorancës, aq më pak për të dhenë një alternativë konkuruese e fituese për zgjedhje.
Për këtë mjafton të kujtojmë se pjesa e Rithemelimit, pas organizimit të primareve për kandidatët konkurues që në nëntor, është e detyruar që ti çojë në jetimoren e PL gjithë listën e kandidatëve, pasi për këto zgjedhje nuk ekziston si një realitet politik. Nuk ka një shenjë që të dëshmojë për kandidatët e Berishës se janë pjesë e të dikurshmës ish PD, përderisa ata regjistrohen në KQZ me vulën dhe kërkesën e PL së Metës.
Nga ana tjetër maxhoranca, ndonëse ka peshën e 10 viteve pushtet, ka ditur jo vetëm të jetë kompakte por dhe të tregojë se është një makinë elektorale efektive. Përzgjedhja e emrave ish më e kujdesshme, por dhe era e fitores ish aq e fortë saqë shumë deputetë ishin të gatshëm për të lënë mandatet e të konkuronin për kryetarë bashkie. Ishte një vajtje me dëshirë dhe jo një detyrë partie, çka dëshmon se erarërat fryjnë të mbara për velat e fitores socialiste edhe për këto zgjedhje.
Po ti rikthehemi dy viteve më parë, në fushatën për zgjedhjet parlamentare, Beteja për Tiranën ravijëzoi dhe dy platforma të ndryshme dhe që dëshmuan në fund se përveç punës për mbështetje të elektoratit, rëndësi ka dhe strategjia për të maksimalizuar gjithshka. Ekipi i Veliajt, si drejtues i ri politik i PS për qarkun Tiranë, jo thjesht ishte më efikas por shpalosi novitete për fushatat në Shqipëri.
Guximi i Veliajt për të alternuar listën e deputetëve ku shumë figura me peshë ishin në prag apo përtej objektivave të mandative, futja e konkurencës midis kandidatëve për të matur forcat midis tyre me votë, soli jo vetëm një pjesëmarrje më të madhe në votime por kontribuoi që PS të marrë një mbështetje më të madhe nga votuesit krahasuar me zgjedhjet 2017, duke arritur në 48.68%, çka dukej mision i pamundur si rritje nëse mendon se 8 vite maxhorancë të konsumojnë.
Kjo makineri votash bëri që PD të dalë humbëse pikërisht aty ku mendonte të arrinte rezultat. Dhe kjo ndodhe dhe me figurat qëndrore të PD që ishin imazhi i saj për Tiranën. Jorida Tabaku, si nënkryetare e PD dhe drejtuese politike e tre Njësive në kryeqytet dhe pikërisht në njësitë 2, 3 dhe 10, del në të treja humbëse.
Zonat e Kombinatit dhe Astir, ku kjo e fundit ishte një nga kauzat më të forta të PD në këto vite, PD dhe drejtuesi Këlliçi del sërish humbëse. Humbës del dhe Agron Shehaj në Njësinë 5 dhe 7, ndonëse zhvilloi një fushatë interesante dhe të bukur me një makineri të mirëfilltë PR. Dhë në fund, humbëse doli dhe Grida Duma në Kavajë dhe Rrogozhinë ndonëse vendosi një bast të rëndë me Veliajn.
Për këto zgjedhje vendore, sapo ra gongu i fushatës, por dita duket që në mëngjes si do të jetë. Dhe për Tiranën dallimet janë të dukshme. Përballë Veliajt që punton me të njëjtin ritëm dhe vendosshmërisht në shpalosjen e arritjeve dhe të projekteve për kryeqytetin, imazhi i konkurrentëve është tepër i zbehtë.
Shtuar këtu dhe premtime elektorale që vështirë se kapërdihen, siç ishte ajo e Këlliçit për shërbim urban pa pagesë për qytetarët, dëshmon se jo vetëm pregatitja për fushatë e tyre nuk mund të quhet serioze por dhe se metodat e vjetra të premtimeve pa bazë reale janë aq të vjetëruara sa që e fyen qytetarin kryeqytetas për ti kërkuar votën.
Sidoqftë midis këtyre dallimeve aq të thella midis palëve, duket se Veliaj do të vijojë në rrugën e tij të projekteve për ardhmërinë e kryeqytetit, për ti lënë rivalët e tij në garën për vendin e dytë, por që nga fitimtari do të ketë një distancë të thellë.
E vetmja që e fut Tiranën në garë, është beteja si qark, ku me bashkitë e tjera, si Kamza, Vora, kavaja dhe Rrogozhina do të ndihet më shumë pesha e etheve elektorale. Por këtë le ta ndjekim në vijim.