Paul Scholes, një nga mesfushorët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli anglez, mbetet shumë i lidhur me Manchester United. Ai kaloi gjithë karrierën në “Old Trafford”, duke mos veshur asnjë fanellë tjetër. Në një prononcim për BT Sports, 48-vjeçari dha një koment mbi merkaton e ardhshme të United. Victor Osimhen është objektivi i madh për sulmin, por Scholes preferon një tjetër.

“Unë mendoj se Osimhen është një lojtar i madh, por ai do të ishte më shumë i përshtatshëm për Chelsea. Lautaro Martinez do të ishte ideali për stilin e lojës së Ten Hag tek United. Nuk kam parë shumë ndeshje të Osimhen, por më ngjason me Droga”, deklaroi Scholes, duke iu referuar legjendës afrikane të “Bluve të Londrës”.

Merkato e verës pritet të jetë më e zjarrtë se kurrë. Milionat te kubet e Premier League nuk janë aspak problem dhe drejtuesit kanë piketuar përforcimet për sezonin e ardhshëm.